Transmetuar më 19-04-2013, 18:00

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

E Shtunë, 20 Prill 2013

Dielli dhe Marsi e lënë shenjën tuaj dhe shkojnë drejt favorizimit të çdo gjëje, e cila është e lidhur me burime të llojit të menjëhershëm. Por edhe gjatë ditës së sotme, Hëna flet rreth dashurisë. Kënaqini pra, dëshirat tuaja për dashuri dhe një jetë sociale më intensive. Por nëse ndjeni nevojën e shtuar për rinovim, menaxhoheni siç duhet atë, veproni me diplomaci dhe takt, por veproni ama. Mos rrini duarkryq dhe të prisni ndonjë sinjal. Shuajini hijet e mërzitjes dhe jepini vetes diçka argëtuese. Kënaqësi dhe flirte, për ata që nuk kanë një histori zyrtare aktualisht.

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, gjatë ditës së sotme shfaqet në favorin tuaj. Dielli, Afërdita dhe Marsi në shenjë, në bashkërenditje me njëri-tjetrin, arrijnë që t’ju dhurojnë një ditë të përkryer, pse jo, edhe për të festuar ditëlindjen tuaj. Më shumë gjallëri për jetën, udhëtime dhe projekte të reja, përfshijnë ata që janë rreth jush, sidomos dashurinë tuaj. Një frymë e papritur, ajër i freskët, mund t’i davarisë disi planet tuaja. Në jetën praktike, vizion krijimtarie dhe optimizëm, ju paraqesin me shumë fat.

Ju ende mund të mbështeteni në miqësitë e rëndësishme që keni. Ndërsa kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, arrin të promovojë sot aktivitetet tuaja sociale, ato kulturore, por  edhe intelektuale. Ide origjinale dhe konstruktive. Sikundër, edhe një koordinim perfekt mes mendimit dhe veprimit, i cili do t’ju karakterizojë gjatë ditës së sotme, do t’ju lejojë të arrini sukses në shumë fusha. Dashuria gjatë ditës së sotme, nuk njeh pengesa.

Siguria që ushqeni tek cilësitë tuaja, nuk përhumbet aspak nga gjykimi i të tjerëve. Të intereson shumë pak, në lidhje me atë që njerëzit thonë për ju. Sigurisht, që ju ndodh të  bëheni edhe nervozë, apo të ndiheni keq kur dikush thotë gjëra me keqdashje për personin tuaj. Por tani ju do të ndiheni të liruar nga fakti, që as disa thashetheme të shpikura kundër jush, apo divergjenca idesh, nuk do t’ju shqetësojnë aspak. Dini si t’i dëgjoni të tjerët me durim dhe t’i vlerësoni idetë e tyre. Në çdo rrethanë, ju rekomandohet që të mbani distancën e duhur.

Koordinim i shkëlqyer i aftësive dhe situatave tuaja gjatë ditës së sotme, duke ju lejuar që të keni një qartësi të jashtëzakonshme të ideve dhe qëllimeve. Merreni me përparësi këtë ditë gjithashtu, edhe për të sqaruar ndonjë keqkuptim, realizoni ndonjë marrëveshje ose studim. Jo më pak pozitive janë gjithashtu edhe parashikimet për sferën tuaj sentimentale, ku paraqiten të favorshme të gjitha llojet e iniciativave, duke përfshirë këtu edhe një deklaratë të bukur dashurie. Niseni pse jo, me Mail dhe me ndonjë SMS.

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë kur qielli mbi shenjën tuaj, shfaqet i mrekullueshëm. Hapeni zemrën tuaj e pranoni brenda saj, edhe situatat mosbesuese apo ato të padëshiruara e të papritura, duke përfshirë edhe ato të zakonshme të ditës. Në këtë aspekt, yjet ju rekomandojnë që gjatë kësaj periudhe të jeni veçanërisht bujar. Dielli dhe Marsi,  të cilët kanë hyrë në shenjën e Demit, së bashku me Afërditën, mund të kthehen në ditët dhe netët e tua, duke ju ndihmuar. Një akord i shkëlqyer fizik me personin tuaj të dashur, arrin të mbushë momentet intime me një pasion të jashtëzakonshëm.

Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, gjatë ditës së sotme, parashikon që vrazhdësitë e shfaqura deri tani nga yjet, të largohen. Vullneti që keni, por edhe pak oportunizëm, janë kartat tuaja për të përfunduar një detyrë të ndërmarrë kohë më parë. Jupiteri ju shton ndërkaq, dozën e optimizmit, duke ju dhuruar në të njëjtën kohë edhe shumë fat e mbështetje për të realizuar projektet dhe idetë tuaja.

Ju keni më shumë se një mundësi për ta bërë veten të pavarur profesionalisht, në sajë të një kapaciteti të shkëlqyer dijesh që ju dispononi. I cili ju siguron në fakt mbështetjen e nevojshme për të ndërtuar gjëra dhe për t;i realizuar ato. Yjet rekomandojnë gjithashtu që t’i shmangeni të qenit të bezdisshëm në lidhje me një person që është gjithmonë shumë afër jush. Ju nuk mund të prisni që të lexoni gjithmonë në kohë reflektimet apo mendimet e një personi i cili jeton pranë jush.

Marrëdhënia me gjysmën tjetër tuaj, paraqitet sot më e djallëzuar se zakonisht. Së bashku, ndjeni nevojën për të ndarë sekretet e vogla në çift, gjë e cila do të shoqërojë dhe gjestet tuaj atë përditshme. Për ata që duan të flirtojnë me dikë, zgjedhja do të jetë e mjaftueshme për të lëshuar sinjalet e duhura ndaj personit të dëshiruar, e intensifikuar kjo nga dashamirësia e yjeve. Në fushën praktike, për të arritur synime të reja, duhet që të aplikoni patjetër mënyra të reja për të shprehur veten, si edhe duhet që të keni aftësi të shkëlqyera për t’u shoqëruar dhe komunikuar. Arritje në fushën e kulturës dhe të udhëtimeve.

Pozicionet e yjeve, janë të gjitha në favorin tuaj gjatë ditës së sotme. Tani stina e bukur shfaqet jo vetëm jashtë, por edhe brenda jush. Falë qetësisë që ju mbush, dhe yjeve që ndrijnë në qiellin tuaj të dashurisë, jeni gati për të trajtuar çdo gjë, si edhe të mbështeteni nga një besim në aftësinë tuaj për të vepruar. Ndjeheni të vlerësuar, të dashur dhe kjo ju jep një forcë të jashtëzakonshme që rrezaton dhe ju mbron gjatë gjithë kësaj periudhe.

Tani me Diellin dhe Marsi kundër në qiellin e shenjës suaj, ju kërkohet një angazhim më i madh dhe optimizëm, por kjo gjithsesi, nuk do ta ndryshojë vlerën e rezultateve. Mërkuri dhe Urani të bëjnë më të mirën e tyre për të realizuar që juve të zgjidhni ngërçet apo të shkolloheni. Por do të ishte një turp sikur të mendonit vetëm për punën. Sikundër, ju rekomandohet që të aplikoni shumë letrat sot, si botën e reklamave, atë të faturave, por edhe letrat e dashurisë.

Dhjetë ditët e fundit të muajit prill, duket se janë të përshtatshme për të realizuat çfarë ju keni filluar dhe për të bërë përmirësime në jetën tuaj profesionale. Edhe në qoftë se vazhdon kundërshtia e Jupiterit në shenjën tuaj, i cili në fakt është planeti i fatit të mirë, kjo gjë nuk do t’ju pengojë aspak. Prandaj parashikohet që ju sot të merrni edhe çmime apo vlerësime. Gjithmonë nëse do të dini të  tregoni anën më të mirë të karakterit tuaj dhe të jeni më zemërgjerë me ata rreth jush.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology HOROSKOPI 2013

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit