Transmetuar më 18-04-2013, 17:34

Tiranë, NOA.al – Ministri i Financave, Ridvan Bode bëri të ditur të enjten se janë miratuar nga Këshilli i Ministrave gjithsej 11729 dosje për ish të dënuarit politik.

Në faqen e tij në rrjetin social "Facebook", ministri Bode tha se janë paguar për këstin e parë gjithsej 10594 dosje për ish të dënuarit politikë dhe janë në proces 1135 dosje.

Sipas tij, pagesa e këstit të dytë është kryer për 3885 dosje të ish të dënuarve politike dhe janë duke u paguar për këstin e dyte edhe 6397 dosje të ish të dënuarve politike. Ai informoi se nesër (19 prill) kalon liste pagesa për mbi 700 dosje. "Për rreth dy muaj do të përfundojë pagesa e këstit të dytë për të gjithë ish-të dënuarit politike", tha ministri Bode.o.k/noa.al

Të përndjekurit protestë para Parlamentit: Do të digjemi si kamikazë

Ish-të përndjekurit në protestë, vezë mbi fotografitë e Berishës e Topalli

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit