

Prishtinë NOA.al/Tinka Kurti – Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se ka arrestuar një zyrtar policor, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar.
“Me autorizim të prokurorit personit të arrestuar i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në komunikatën e IPK-së.
Sipas njoftimit, zyrtari policor, tashmë i ndaluar ka qenë duke punuar në policinë kufitare në pikë kalimin kufitar të Dheut të bardhë. Ndërkaq, Policia e Kosovës ka njoftuar se ka kryer 30 arrestime vetëm 24 orët e fundit si dhe ka konfiskuar shtatë makina. t.k./o.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





