Transmetuar më 18-04-2013, 17:08

Gjirokastër, NOA.al-  Një shtetase greke që tentonte të trafikonte drogë u arrestua sot nga Policia e pikës Kufitare të Kakavijës.

Gjatë kontrollit rutinë të makinës në pikën kufitare, grekes Dhimitra Tulika, iu gjet një pako me marihuanë, njoftuan noa.al burime të policisë. Lënda narkotike ishte e mbështjellë me natriban dhe e vendosur në brendësi të derës së shoferit në makinën tip Hundai me targa greke TKZ 5848, që drejtonte 49 vjeçarja. Mësohet se, Tulika ishte nisur nga Saranda për në qytetin e saj Larisa, Greqi. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit