

Tiranë, 18 prill 2-13, NOA.al- Një operacion i policisë i koduar Pisha” i shtrirë në Tiranë dhe Tropojë në bashkëpunim me forcat RENEA, bëri të mundur arrestimin e katër personave.
Të ndaluarit siç raporton noa.al janë Filip Gjeloshaj, 38 vjeç nga Tropoja; Nikollë Mulaj 66 vjeç nga Tropoja; Rinard Progni 22 vjeç nga Tropoja dhe Besnik Mëshaj 35 vjeç, nga Tropoja
Të sipërpërmendurit akuzohen për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike të kryer në bashkëpunim. Hetimet në ngarkim të tyre zgjatën më se 9 muaj, deri sa u vërtetua se janë autorët e kultivimit të një sasie të konsiderueshme të bimëve narkotike, në 6 parcela, në komunën e Lekbibajt.
Filip Gjeloshi, njihet si person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, i kërkuar disa herë për krime të rënda kundër personit dhe kundërshtim të punonjësve të Policisë së Shtetit.
Në ngarkim të tyre Gjykata e Tropojës dha masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa vijon puna për kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





