Transmetuar më 18-04-2013, 13:19

Pija legjendare Coca Cola është duke ndryshuar recetën e pijes me gaz, më të famshme në botë për të eliminuar 4-metilimidazolo (4-MEI), substancën e cilësuar si të rrezikshme dhe kancerogjene.

Ky përbërës ishte vënë në shënjestër në mars të vitit 2012, kur u zvogëluan dozat e shitjeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një normë e re ligjore në Californi, kërkon uljen e dozave të pranueshme në 29 mikrogramë, ndërsa deri më tani përmbante 142 dhe 146.

Rreziku më i madh për këtë pije siç raporton noa.al, janë elementët që përmban të cilat mund të shkaktojnë kancer, defekte në lindje, probleme në riprodhim sidomos në rastet kur shoqërohet edhe me pirjen e duhanit.

Substanca nën akuzë, 4-metilimidazolo prodhohet me karamele me ngjyrë E110d, duke përdorur amoniak dhe sulfit amoniumi.

Lënda kancerogjene prek mëlçinë, tiroiden, gjakun dhe mushkëritë. Për të shmangur këto rreziqe, Coca Cola la vendosur për të ndryshuar plotësisht recetën e saj, ndërsa garanton se shija nuk do të ndryshojë aspak.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit