

Tiranë, 18 prill 2013, NOA.al- Nga aktivitetet të ndryshme ambasadori i OSBE në vendin tonë Eugen Wollfarth dhe ai i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi, kanë shprehur shqetësim për situatën politike në vend.
Në fjalën e tij kreu i prezencës së OSBE theksoi se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk mund të funksionojë në këtë mënyrë, pas dorëheqjes së anëtarëve socialistë, por se ai duhet i plotë.
Sipas tij rëndësi ka kontributi pozitiv për kapërcimin e kësaj situate dhe jo se kujt i takon faji.
Nga ana e tij ambasadori i Bashkimit Europian në vendin tonë Ettore Sequi, Ettore Sequi nënvizoi mesazhin e dhënë nga baronesha Catherine Ashton gjatë vizitës së saj në Shqipëri për institucione të pavarura dhe për rrugën drejt BE.
Në këtë linjë ai tha se zgjedhjet janë test për funksionimin e institucioneve të pavarura. Lidhur me dorëheqjet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ambasadori shpërehu shqetësim ndërsa theksoi se do ndiqet hap pas hapi procesi.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





