Transmetuar më 18-04-2013, 08:43

Tiranë, 18 prill 2013, NOA.al- Të nderuar lexues, kjo është një pasqyrë e faqeve të para të disa prej gazetave kryesore në vend, për ditën e enjte, 18 prill 2013.

Gazeta “Panorama” çelet me shkrimin, “Për hakmarrje, biznesmeni u qëllua nga vrasës me pagesë”,

Tituj të tjerë janë; “Aleanca PS-LSI, bllokohet ndihma ekonomike për 500 familje në Tiranë”.

“Durrës, gruaja plagos me 6 plumba bashkëshortin”.

Gazeta “Shqip” çelet me titullin, “Zgjedhjet, rikthim në pikën zero. Skenaret pas shpartallimit të KQZ”.

Tituj të tjerë janë; “Joh Withers: Kush mendon se Rama e Berisha janë njëlloj, e ka gabim”.

“Siguracionet, sipas CV-ve të shoferit”.

Gazeta “Shqiptarja.com” ka si argument kryesor, “KQZ, sot “sherri” në Kuvend. Opozita pa emra, pritet tërheqja e anëtarit të tretë. PS, LSI, PBDNJ përgatisin qëndrime të ashpra në seancën parlamentare”.

Tituj të tjerë janë; “Moore në Shqipëri. SHBA humbin besimin për zgjedhjet e lira”.

“Këshillat Bashkiakë, PS-LSI përmbysin zyrtarisht Tiranën, Durrësin dhe Fierin”.

“Gruaja godet me dy plumba burrin. Leonora Zaçellari ka qëlluar me pistoletë bashkëshortin pasi e dhunonte përditë”.

Gazeta “Koha Jonë” vë në fokus kryesor titullin, “PPE dënon bojkotin e PS: KQZ të jetë e balancuar. PS mbetet e papërfaqësuar në KQZ pas largimit të Bibës e Shtyllës. Kuvendi nis procedurat e zëvendësimit, Rama kundër”.

Tituj të tjerë janë; “Ambasadori i OSBE: Dorëheqjet nga KQZ, Shqipëria ka shumë njerëz të aftë për ti zëvendësuar”.

“Akademikët/ Si ndryshon gjuha shqipe, zanoret e ngjitura do të zhduken”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor, “Drejt bllokimit. PS-LSI plan për KQZ të re. Pas dorëheqjes së Albana Shtyllës, KQZ drejt krizës. PS refuzon të zëvendësojë anëtarët. Rama: Nuk flasim për zëvendësim personash, flasim për rikthimin në ligjshmëri të KQZ-së. Martens i PPE: Dorëheqja e dy anëtarëve nga KQZ, e papranueshme”.

Tituj të tjerë janë; “Ndryshon sigurimi i makinave, çmimi në bazë të aksidenteve”.

“Islami nën mbrojtjen e policisë pas incidentit në Kuvend”.

“Atentati tek liqeni, i afërmi i Kokës: Para se ta qëllonin ishte me fëmijët”.

Të nderuar lexues, për monitorimin e plotë në shqip dhe anglisht, një shërbim që ofrohet nga agjencia e lajmeve NOA.al, mund të abonoheni duke na shkruar tek email [email protected]. a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit