

Janë dënuar me 45 vjet burg 5 nigerianët të akuzuar për tregti, vdekje si dhe skllavërim dhe favorizim të prostitucionit.
Rasti në fjalë është ai i Lilian, 23 vjeçares me origjinë nigeriane, të cilën e detyruan të prostituohej, pavarësisht se vuante prej kancerit dhe ishte në fazën e fundit të sëmundjes.
Drejtësia ka shkuar në vend, edhe pse tani Lilian nuk është më. Ajo vdiq në spitalin e Pescara-s në vitin 2011.
Lialian Solomon, si shumë të tjera, kishte lënë vendin e saj me shpresën se do të gjente në Itali një të ardhme më të mirë.
Por në Itali u bë pre e dhunës sistematike. Rrihej dhe kërcënohej çdo ditë, edhe pse vuante me sëmundjen e rëndë.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





