
Të dhënat po ngarkohen...

Do të kryejë udhëtimin e parë jashtë vendit pas shtatë vitesh Masako, “princesha e trishtuar”, bashkëshortja e princit trashëgimtar të Japonisë Naruhito.
Aristokratja e cila vuan prej depresionit, do të shoqërojë bashkëshortin gjatë vizitës së tij zyrtare në Amsterdam, Holandë më 30 prill për të asistuar në kurorëzimin e mbretit të ri Willem-Alexander.
Lajmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga agjencia perandorake. Për Masakon, 49 vjeç, bëhet fjalë për udhëtimin e saj të parë jashtë vendit që nga viti 2006 kur qëndroi për dy javë në Holandë.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
