Transmetuar më 17-04-2013, 20:07

Shkup, 17 prill 2013, NOA.al/Naser Pajaziti- Në Shkup persona të panjohur kanë djegur makinën e drejtorit të shkollës së mesme në gjuhën shqipe “Zef Lush Marku”.

Policia informoi se incidenti ka ndodhur rreth orës 18.30, kur makinës në pronësi të M.R, 48 vjeç nga Shkupi, i është vënë flaka, derisa ajo qëndronte e parkuar në lagjen e Çairit.

Nga ana e policisë thuhet se ndaj makinës të tipit “Seat Ibiza” është hedhur lëndë djegëse dhe se ajo ka përfunduar plotësisht e djegur. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit