Transmetuar më 17-04-2013, 19:22
Tiranë, NOA.al - Këshilli Bashkiak i Njësisë nr. 4 në Tiranë ka zhvilluar sot pasdite mbledhjen e radhës së tij. Ndryshe nga herët e tjera ky këshill sot nuk ka mundur të zhvilloje mbledhjen e tij për shkak se me shumicë votash, anëtarët e PS dhe ato të LSI të Këshillit Bashkiak nuk lejuan miratimin e rendit të ditës. Në rend të ditës përveç pikave të tjera ishin dhe dy pika mjaft të rëndësishme siç është miratimi i ndihmës ekonomike për të paktën 500 familje si dhe miratimi i buxhetit për investimet publike në Njësinë nr. 4. Mosmiratimi i rendit të ditës nga ana e këshilltarëve të PS dhe të LSI-së erdhi me argumentin se ata nuk ishin lajmëruar në kohë për mbledhjen dhe nuk ishin njohur me parë me rendin e ditës. I pranishëm në këtë mbledhje kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 4 Hysen Xhura, u bëri ftesë këshilltarëve të majtë që të miratonin rendin e ditës për të mirën e komunitetit që i kishte votuar dhe, të mos bënin deklarata të gënjeshtra duke thënë se nuk janë njoftuar në kohë për rendin e ditës, kur në fakt ka ndodhur krejt e kundërta dhe njoftimi i këshilltarëve është bërë në përputhje me ligjin. “Dua të shpreh keqardhjen time për bllokimin e kësaj mbledhje, sepse këshilltarët e PS dhe të LSI me qëndrimin e tyre kundër rendit të ditës bllokuan miratimin e ndihmës ekonomike për 500 familje në nevojë, si edhe buxhetin për investimet që do të bëhen në Njësinë nr 4. Investime, të cilët kanë munguar për 11 vjen në këtë njësi. Unë i ftoj edhe njëherë këshilltarët e PS dhe të LSI që të mendohen dhe njëherë për të mirën e interesave të banorëve të Njësisë nr. 4 dhe jo për interesat e politikës”, - u shpreh Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 4 Hysen Xhura. Z. Xhura ka theksuar faktin se, banorët e njësisë bashkiake nr 4 i kanë votuar që tu shërbejnë atyre, pasi për ne të parët janë qytetarët dhe jo politika. Pas bllokimit të miratimit të rendit të ditës nga këshilltarët e majtë, njëri prej tyre këshilltari i PS Ylli Ferza në shenjë proteste ndaj bllokimit të miratimit të ndihmës ekonomike dhe investimeve në njësi është larguar nga grupi i këshilltarëve të majtë duke iu bashkuar grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike. “Reagimi im për largim nga grupi i këshilltarëve të majtë erdhi pas bllokimit që ata i bënë rendit të ditës, duke mos miratuar buxhetin dhe ndihmën ekonomike për 500 familje në nevojë. Unë mendoj se ne jemi aty për të ndihmuar qytetarët. Unë u distancova nga grupi i këshilltarëve të majtë, pasi tashmë më është përforcuar ideja që në PS çdo gjë bëhet me urdhër dhe diktat nga lart. Nuk pyesin më për interesat e popullit, për të cilin ne jemi votuar, por lufta bëhet për interesa politike. Besoj se shokët socialiste që kanë qenë dhe shokët e mi dikur të reagojnë dhe të kthehen për të miratuar atë për të cilën na kanë votuar qytetarët e njësisë sonë. Unë po ju kujtoj vetëm një fakt se gjatë këtyre 2 viteve drejtuesit e kësaj njësi kanë bërë investime në njësinë tonë më shumë se çka bërë kryetari i mëparshëm 11 vjet bashkë”, - u shpreh ish këshilltari i PS Ylli Ferza.

Tiranë, NOA.al – Këshilli Bashkiak i Njësisë nr. 4 në Tiranë ka zhvilluar sot pasdite mbledhjen e radhës së tij. Ndryshe nga herët e tjera ky këshill sot nuk ka mundur të zhvilloje mbledhjen e tij për shkak se me shumicë votash, anëtarët e PS dhe ato të LSI të Këshillit Bashkiak nuk lejuan miratimin e rendit të ditës.

Në rend të ditës përveç pikave të tjera ishin dhe dy pika mjaft të rëndësishme siç është miratimi i ndihmës ekonomike për të paktën 500 familje si dhe miratimi i buxhetit për investimet publike në Njësinë nr. 4.

Mosmiratimi i rendit të ditës nga ana e këshilltarëve të PS dhe të LSI-së erdhi me argumentin se ata nuk ishin lajmëruar në kohë për mbledhjen dhe nuk ishin njohur me parë me rendin e ditës.

I pranishëm në këtë mbledhje kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 4 Hysen Xhura, u bëri ftesë këshilltarëve të majtë që të miratonin rendin e ditës për të mirën e komunitetit që i kishte votuar dhe, të mos bënin deklarata të gënjeshtra duke thënë se nuk janë njoftuar në kohë për rendin e ditës, kur në fakt ka ndodhur krejt e kundërta dhe njoftimi i këshilltarëve është bërë në përputhje me ligjin.

“Dua të shpreh keqardhjen time për bllokimin e kësaj mbledhje, sepse këshilltarët e PS dhe të LSI me qëndrimin e tyre kundër rendit të ditës bllokuan miratimin e ndihmës ekonomike për 500 familje në nevojë, si edhe buxhetin për investimet që do të bëhen në Njësinë nr 4. Investime, të cilët kanë munguar për 11 vjen në këtë njësi. Unë i ftoj edhe njëherë këshilltarët e PS dhe të LSI që të mendohen dhe njëherë për të mirën e interesave të banorëve të Njësisë nr. 4 dhe jo për interesat e politikës”, – u shpreh Kryetari i Njësisë Bashkiake nr. 4 Hysen Xhura.

Z. Xhura ka theksuar faktin se, banorët e njësisë bashkiake nr 4 i kanë votuar që tu shërbejnë atyre, pasi për ne të parët janë qytetarët dhe jo politika.

Pas bllokimit të miratimit të rendit të ditës nga këshilltarët e majtë, njëri prej tyre këshilltari i PS Ylli Ferza në shenjë proteste ndaj bllokimit të miratimit të ndihmës ekonomike dhe investimeve në njësi është larguar nga grupi i këshilltarëve të majtë duke iu bashkuar grupit të këshilltarëve të Partisë Demokratike.

“Reagimi im për largim nga grupi i këshilltarëve të majtë erdhi pas bllokimit që ata i bënë rendit të ditës, duke mos miratuar buxhetin dhe ndihmën ekonomike për 500 familje në nevojë. Unë mendoj se ne jemi aty për të ndihmuar qytetarët. Unë u distancova nga grupi i këshilltarëve të majtë, pasi tashmë më është përforcuar ideja që në PS çdo gjë bëhet me urdhër dhe diktat nga lart. Nuk pyesin më për interesat e popullit, për të cilin ne jemi votuar, por lufta bëhet për interesa politike. Besoj se shokët socialiste që kanë qenë dhe shokët e mi dikur të reagojnë dhe të kthehen për të miratuar atë për të cilën na kanë votuar qytetarët e njësisë sonë. Unë po ju kujtoj vetëm një fakt se gjatë këtyre 2 viteve drejtuesit e kësaj njësi kanë bërë investime në njësinë tonë më shumë se çka bërë kryetari i mëparshëm 11 vjet bashkë”, – u shpreh ish këshilltari i PS Ylli Ferza.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit