
Të dhënat po ngarkohen...

Fier, 17 prill 2013, NOA.al- Një 50 vjeçar u vu në prangat e policisë së Fierit i akuzuar për plagosje të rëndë me dashje.
Burime zyrtare nga policia i thanë agjencisë së lajmeve noa.al se Sabaudin Kalemaj, lindur dhe banues në Patos, paraditen e sotme ka plagosur me thikë djalin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesë ku pas një konflikti për motive të dobëta babai ka rrëmbyer një thikë nga kuzhina dhe ka qëlluar djalin e tij 23 vjeçar.
Pas kësaj ngjarje i riu u dërgua me urgjencë në spital ku ndodhet në gjendje të rëndë, ndërsa autori i ngjarjes u shoqërua në polici.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
