

Tiranë, NOA.al – Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i dërgoi një mesazh ngushëllimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në të cilin shpreh hidhërimin e thellë për ngjarjen tragjike të ndodhur gjatë Maratonës së Bostonit, ku humbën jetën tre persona dhe u plagosën qindra të tjerë.
“Ky sulm terrorist ndaj jetës së qytetarëve të thjeshtë e të pafajshëm, i bërë gjatë zhvillimit të një prej manifestimeve më popullore dhe sportive, siç është Maratona e Bostonit, ka prekur thellë gjithë zemrat e popullit shqiptar dhe mbarë njerëzimit përparimtar,” shkruhet në mesazhin e ngushëllimit.
Mes të tjerash, presidenti shqiptar shkruan, “Si aleatë e miq besnikë të SHBA-së në luftën kundër terrorizmit, dënojmë me forcë këtë akt dhe jemi të bindur se shumë shpejt personat përgjegjës do të dalin para drejtësisë dhe do të marrin dënimin e merituar.”
“Në këto momente dhimbjeje, në emër të popullit shqiptar dhe timin personal, u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave, gjithë popullit mik amerikan dhe Juve personalisht, duke u lutur që shpirtrat e atyre që humbën jetën, të prehen të qetë e në paqe!”, përfundon mesazhi i presidentit Bujar Nishani.o.k/noa.al
Shpërthime në maratonën RIP në SHBA, 3 të vdekur e shumë të plagosur
Boston, mendohet që bomba është vënë për guvernatorin e Massachusetts
Gjenden në Boston dy paisje të tjera të pashpërthyera
Pas shpërthimeve në Boston, gjendje alarmi edhe në New York
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





