Transmetuar më 17-04-2013, 12:58

Durrës, Noa.al – Lëvizja Socialiste për Integrim në qytetin e Durrësit nisi sot procedurat ligjore për t’ia kthyer këshillat bashkiakë dhe këshillin e qarkut shumicës së majtë. Në një konferencë për shtyp deputeti i LSI-së, Lefter Koka, tha se, kjo lëvizje është pasojë e qëndrimit të PD-së, veçanërisht në ndryshimin e përbërjes së Komisionit Qendror Zgjedhor.

Sipas deputetit Koka, LSI në Durrës synon të ndryshojë balancën e mazhorancave në të gjitha këshillat e bashkive dhe komunave, me shumicë të majtë, falë koalicionit të ri PS-LSI. Ai shtoi se, për pasojë do të ndryshojnë edhe drejtuesit e këtyre këshillave, jo vetëm në bashki dhe komuna, por edhe në Këshillin e qarkut.

Qarku i Durrësit ka në territorin e tij 6 bashki dhe 10 komuna, këshillat e të cilave nëse këto ndryshime do të ndodhin në pjesën dërmuese do të kenë shumicë të majtë. o.k/noa.al

Tiranë, këshilltarët e majtë propozojnë shkarkimin e Kosovrastit

Manjani: Tani e tutje, LSI bashkon votat me PS në këshillat vendorë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit