Transmetuar më 17-04-2013, 12:09

Tiranë, NOA.al – Pak minuta pas prononcimit publik të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha lidhur me veprimet e këshilltarëve të majtë për të bashkuar qëndrimet reagoi në rrjetin social Twitter, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama.

“E paska harruar zërin e qytetarëve që flasin përmes Këshillit Bashkiak po s’ka faj, s’ka bërë asgjë dhe i trembet zërit të shumicës në këshill,” shkruan Rama.

“Tanimë shumica do të mbrojë qytetarët e Tiranës e jo vetëm nga planet klienteliste, inaugurimet sa për televizion, abuzimet e vjedhjet në bashki e qarqe,” premton kryetari i opozitës në reagimin e tij në internet.o.k/noa.al

Kryebashkiaku Basha: Veprimet e këshilltarëve janë strategji konflikti e Ramës

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit