

Tiranë, NOA.al – Pas largimit të drejtorit për Euro-Azinë në Departamentin Amerikan të Shtetit, Jonathan Moore, kryetari i partisë Socialiste, Edi Rama tha se, diskutuan me të lidhur me gjendjen parazgjedhore në vend, duke u përqendruar tek rrëmbimi i KQZ dhe praktikisht rrënimin e këtij institucioni që duhet të jetë i pavarur.
Rama i tha gazetarëve se, “në bashkëbisedim me zyrtarin e lartë amerikan u fol për domosdoshmërinë e vendosjes së besueshmërisë së humbur të institucionit kryesor për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në Shqipëri.”
“Institucioni i administrimit të zgjedhje duhet të jetë i pavarur i paprekur nga vullneti politike,” tha Rama, “për të mos pasur asnjë arsye që nesër zgjedhjet të jenë të papranueshme.”
I pyetur nga gazetarët lidhur me dorëheqjen e nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, kreu i opozitës sqaroi se, me aktin e tij ka afirmuar integritetin moral dhe profesional dhe për këtë e respektoj. Rama kundërshtoi që dorëheqja e Bibës të jetë pjesë e marrëveshjes me LSI-në. Rama pranoi se "nuk mund të flitet për zëvendësim personash por rikthim në ligjshmëri të KQZ”. o.k/noa.al
Sot në Tiranë edhe drejtori për Euro-Azinë në DASH, Jonathan Moore
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





