Transmetuar më 17-04-2013, 10:27

Tiranë, NOA.al- Ambasadori i OSBE-së, Eugen Wollfarth, tha sot se, “respektonte vendimin e nënkryetarit të dorëhequr të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Denar Bibës. “Kam një respekt për Bibën dhe vendimin e tij. Për mendimin tim ai ka krijuar një atmosferë konstruktive për përgatitjen e zgjedhjeve të 23 qershorit, për përgatitjet teknike. Do të doja të përgëzoja anëtarë e KQZ-së dhe jam i sigurt që do të na marrë malli për të. Jam i bindur që ai do të ketë një të ardhme profesionale sepse ai e meriton. Unë jam i sigurt që do të ketë një pasardhës që do të punojë  profesionalisht po jam i bindur që KQZ-ja do të vijojë të operojë në mënyrë teknike dhe profesionale” tha ambasadori në një prononcim për mediat.

Wollfarth njoftoi sot edhe largimin e tij në Shqipëria pas zgjedhjeve të 23 qershorit.

Ambasadori sqaroi se, atij i është ofruar një punë e mirë nga Ministria e Jashtme gjermane, të cilën e ka pranuar. “Po është e vërtetë. Jam diplomat gjerman që kam tre vjet këtu. Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë më ka ofruar një post të mirë që shumë do e ëndërronin dhe unë e kam pranuar. Kjo bëhet brenda këtij viti. Meqë jemi këtu dua të theksoj se unë do të rri edhe për zgjedhjet” tha ambasadori aktual i OSBE-së, në Tiranë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit