Transmetuar më 17-04-2013, 09:54

Tiranë, NOA.al – Lufta kundër trafikut të qenieve njerëzore  kërkon forcim të veprimeve të përbashkëta të të gjitha institucioneve, tha sot në një seminar për këtë temë Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth.

“Trafikimi i qenieve njerëzore është një krim i rëndë.  Ai përbën një kërcënim ndaj sigurisë dhe është shpesh i lidhur me krimin e organizuar dhe si i tillë ai është një kërcënim jo vetëm për Shqipërinë, por për rajonin dhe gjithë Evropën dhe kërkon një reagim të përbashkët. Lufta ndaj trafikut të qenieve njerëzore kërkon bashkëpunimin e të gjithëve si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Bashkëpunimi mes organeve të ndryshme është i domosdoshëm dhe gjithashtu duhet të forcohen veprimet e përbashkëta në këtë fushë” tha ambasadori.

Sipas ambasadorit Wollfarth, duhet të shqyrtohet edhe mënyra se si mund të dëmshpërblehen personat e trafikuar qoftë nga shteti qoftë edhe nga vetë trafikantët.

“Trafikimi i qenieve njerëzore përkon me një risk të madh dhe përfitime të mëdha pasi dhe paratë e tyre investohen si të ligjshme. Për këtë arsye, qajsa në këtë seminar, me ata që punojnë kundër trafikimit është qasja më pozitive. Konfiskimi i këtyre të ardhura të reduktojë përfitimet kriminale. Vitet e fundit Shqipëria ka marrë përpjekje të konsiderueshme që janë vlerësuar,” tha Wollfarth.

Në seminarin me temë “Identifikimi, Sekuestrimi dhe Konfiskimi i pasurive që rrjedhin nga trafikimi i qenieve njerëzore” ishin edhe drejtues të Policisë së Shtetit, Prokurorisë, gjykatës të krimeve të rënda, zyrtarë nga Drejtoria për Parandalimin e Pastrimit të Parave, si dhe përfaqësues të OJF-ve dhe organizatave ndërkombëtare që punojnë në fushën e anti-trafikimit.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit