Transmetuar më 16-04-2013, 23:38

Të gjithë i njohim të mirat që përftojmë prej vitaminave. Na kanë mësuar se të hash një mollë në ditë, heq qafe mjekun. Por ja që ekzistojnë raste kur ky rregull i mençur nuk vlen dhe marrja e tepërt e vitaminave mund të kthehet në rrezik për shëndetin tonë.

Kush vuan prej kancerit të gjirit duhet të bëjë kujdes me vitaminën E sepse në disa raste ajo mund të shkaktojë gjakderdhje dhe hemoragji.

Lajmi bëhet i ditur prej Lillie Shockney, infermiere, profesoreshë e asociuar dhe drejtoreshë e Johns Hopkins Avon Foundation Breast Center.

Sipas saj, “njerëzit përdorin vazhdimisht multivitamina pikërisht sepse ato blihen pa recetë mjekësore ngase mendohet se nuk bëjnë dëm për shëndetin”.

Ndërkaq, personat që përdorin adriamiçinën, një ilaç kimioterapik nuk duhet të përdorin vitaminën C gjatë gjithë periudhës së trajtimit mjekësor. Kjo sepse vitamina C, zbeh rezultatet e kimioterapisë.

Pikërisht sepse disa lloj vitaminash mund të shkaktojnë zbehje të trajtimit mjekësor ndërsa kurohesh për kancer, është mirë që para se të përdorni vitamina të konsultoheni me mjekun.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit