Transmetuar më 16-04-2013, 22:34

Nina-nanat e kënduara nga prindërit janë një qetësues i vërtetë për foshnjat e lindura para kohe. Melodia qetëson bebet, ngadalëson të rrahurat e zemrës dhe frymëmarrjen duke i ndihmuar të flenë dhe të pijnë qumështin e nënës.

Në këtë mënyrë, edhe pse në mënyrë indirekte, favorizohet rritja e të voglit. Këto janë rezultatet që vijnë nga një studim i Beth Israel Medical Center në Neë York.

Studimi i cili ka zgjatur dy vjet është i vetmi në llojin e tij. Sipas tij efektet e terapisë muzikore tek të lindurit e parakohshëm sjell efekte mjaft të favorshme për shëndetin dhe zhvillimin e fëmijës aq sa bën që qëndrimi i tij në spital dhe inkubator të jetë më i shpejtë.

Mjekët u kanë kërkuar prindërve ti këndojnë në formë nina-nane, një këngë të preferuar të tyren. Reagimet e foshnjes janë monitoruar përmes si makinerive të ndryshme si dhe përmes vëzhgimit të lëvizjeve, pirjes së qumështit si dhe frymëmarrjes.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit