Transmetuar më 16-04-2013, 22:24

Pas dorëheqjes së parevokueshme si nënkryetar I KQZ-së, Denar Biba ka folur në një intervistë telefonike për emisionin “Tonight” të gazetares Ilva Tare.

Ai ka deklaruar se vendimi për dorëheqjen ka ardhur pas ngjarjes së shëmtuar që ndodhi në parlament. “Ajo çka unë pashë në parlament ishte skandaloze. Aty pashë se shumica e tyre ishte më shumë e shqetësuar për të balancuar institucionin e KQZ-së dhe jo për të siguruar pavarësinë e tij. E përjetova keq gjithë këtë situatë dhe ja ku kulmoi me dorëheqjen time”, ka thënë ndër të tjera ai.

I pyetur nëse ishte një vendim i diskutuar më parë me Partinë Socialiste, apo nëse ishte një vendim tërësisht personal, Biba ka thënë se ishte një akt i gjykuar me bindje duke lënë të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një vendim politik, pra nuk është konsultuar me kreun e PS-së Edi Rama.

Denar Biba tha se vendosi të bëhej pjesë e KQZ-së jo vetëm sepse ishte një hap i rëndësishëm për karrierën e tij. “Mendova se mund të bëja një ndryshim në një territor politik”, tha ai. a.h/noa.al.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit