

Nënkryetari i Komitetit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba, ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme. Denar Biba, ka dhënë dorëheqjen një ditë pas votimit në parlament për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së Ilirjan Muho.
Në një deklaratë për mediat, Biba është shprehur se dje shumica e deputeteve të kuvendit duke miratuar largimin e anëtarit të KQZ Ilirjan Muho, treguan se kryen një akt të rëndë në dëm të parimeve themelore të ndarjes së pushteteve, konstitucionalizmit dhe shtetit të së drejtës.
Sipas tij, ky akt tregoi mungesën e vullnetit për institucine të pavarura në Shqipëri. “Misioni i parë dhe i fundit nuk duhet të jetë ai për institucione të balancuara, por për institucione të pavarura. Dje ne u trajtuam si antarë të rëndomtë partie e madje edhe duke na cënuar nderin personal”, shprehet në deklartë Biba.
Ai është shprehur si pasojë e ngjarjes së djeshme, ka vlerësuar se duhet të jepte dorëhqejen si nënkryetar dhe anëtar i KQZ-së. “Le të shërbejë ky akt i imi si nxitje për reflektim. Mos harroni, forca e pushtetit të popullit është më e madhe se forca e njerëzve në pushtet”, ka përfunduar deklaratën e tij Denar Biba.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





