Transmetuar më 16-04-2013, 19:59

Ferizaj, 16 prill 2013, NOA.al- Një tentativë grabitje me armë në qytetin e Ferizaj është arritur të shmanget pa dëme. Nga të dhënat paraprake mësohet se filiali i një banke në Ferizaj në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” është vënë në shënjestrën e nëj 51 vjeçari me iniciale H.Z, i cili është ndaluar nga policia.

Nën kërcënimin e thikës pasi kishte hyrë në bankë ai kishte kërkuar nga arkëtarja paratë që ndodheshin në bankë.

Fatmirësisht ndërhyrja e mënjëhershme e policisë ka bërë të mundur lokalizimin e autorit, i cili u vu në pranga bashkë me armën e ftohtë. Gjatë dëshmisë së tij në polici ai deklaroi se kishte ndërmarrë një veprim të tillë për shkak të vështirësive financiare.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit