Transmetuar më 16-04-2013, 19:23

Burrel, 16 prill 2013, NOA.al- Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin Burrel-Milot, ku dy të rinj të cilët udhëtonin me motor janë përplasur duke pësuar dëmtime të rënda.

Sipas të dhënave paraprake siç raporton noa.al, 22 vjeçari Roland Tusha u transportua me urgjencë me helikopter drejt Spitalit Ushtarak në kryeqytet, për shkak të gjendjes së rëndë.

Sakaq i dëmtuari tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u dërgua në spitalin e Burrelit për të marrë ndihmën e parë. Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje ndërsa forca të shumta policie kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për hedhjen dritë mbi këtë rast.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit