

Macaulay Culkin që shumëkush e njeh me emrin Kevin, personazhi kryesor në filmin me disa episode, "I vetëm në shtëpi", ka vazhduar që të shqetësojë shokët e tij – pasi që ai është parë duke i sjell si një i pastrehë rrugëve të Londrës të hënën në mëngjes.
“Mac definitivisht duket si një person i parregullt në jetën e tij dhe kjo nuk është një shenjë e mirë”, tha një shok i aktorit.
Culkin, 32 vjeç, ishte në Angli me shokët përderisa po punon për të marrë pjesë në koncertin Ruby Lounge në Manchester me 14 prill.
Ai ishte fotografuar nga paparazit tamam si një i pastrehë ndërkaq po qëndron në kryeqytetin anglez me shokun e tij, këngëtarin Adam Green.
***
Më herët para pak muajsh, djali i filmit “I vetëm në shtëpi” bëri përpjekje për vetëvrasje
Vite më parë ai ishte personazhi më i dashur i fëmijëve dhe të rinjve, pasi u bë tejet i famshëm me filmin “I vetëm në shtëpi”. Një film që korri kaq shumë sukses sa u shndërrua në episodik duke vazhduar me seri të tjera të cilat pas të tretit u vazhduan nga një tjetër djalë.
Por sot, “Kevin”, emri që mbante Macaulay Culkin në filmin ikonë, po përjeton kohën e tij më të keqe.
Është shndërruar thuajse tërësisht dhe siç bëni dallimin në dy fotot që ju sjell noa.al, ai ka rënë shumë. Aq sa depresioni e ka detyruar të bëjë përpjekje serioze për t’i dhënë fund jetës.
Ishte fillimi i vitit 2011 kur Mila Kunis e braktisi “Kevinin” pas një lidhjeje që zgjati tetë vjet me radhë. Shkak i divorcit mes tyre, heroina.
Menjëherë më pas nisën të thellohen telashet për “Kevin”, jeta e të cilit mori të tatëpjetën.
Ai u gjet në gjendje kritike për jetën dhe arriti të thoshte vetëm fjalët “Nuk kam përse të jetoj” dhe më pas u dërgua për ndërhyrje urgjente mjekësore. Mjekët që e nxorën nga rreziku i vdekjes, thanë se një mbidozë heroine dhe një helmim ishin shkaqet e përpjekjes për vetëvrasje të “Kevinit”.
I varur prej vitesh nga drogat e forta si heroina, Macaulay Culkin po bën përpjekje vetëvrasjesh duke detyruar të atin të apelojë se i biri është në rrezik serioz. Më herët “Kevin” u gjet dhe u shpëtua nga Perez Hilton teksa luftonte për të ikur nga kjo botë.
***
“I vetëm në shtëpi”, djaloshi i vogël tani i varur nga heroina
Të gjithëve ju kujtohet djaloshi i vogël protagonist i filmit “I vetëm në shtëpi”, apo jo? Ai mistreci që arrinte t’ua hidhte hajdutëve, ndërsa mbetej vetëm në shtëpi…
Sot në fakt, ai duket se nuk po ia hedh dot vartësisë që ka siguruar nga droga, konkretisht heroina, me të cilën rezulton se ka një marrëdhënie të ngushtë prej kohësh.
Kështu, lajmi rreth Macaulay Culkin, nisi të përhapet në fakt që në shkurt të këtij viti, kur ai u shfaq i zbehtë dhe i dobësuar në rrugët e Nju Jorkut dhe mediat e kapën menjëherë.
Shumë njerëz ishin të shqetësuar për shëndetin e tij dhe atëherë, u la të kuptohet se protagonisti i filmit të njohur, mund të kishte probleme me drogën.
Në atë kohë, rrethi i tij e kishte mohuar kategorikisht, duke shpjeguar se aktori ishte me shëndet të përsosur, pavarësisht se ai peshonte vetëm 50 kg.
Por ndërkaq, mediat amerikane e kanë rilançuar lajmin rreth tij, duke pohuar tashmë me sigurinë më të plotë, se Macaulay është krejtësisht një rob i heroinës dhe Oxycodone-it (qetësues i fuqishëm).
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





