Transmetuar më 16-04-2013, 17:58

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.

E Mërkurë, 17 Prill 2013

Kurioziteti është motivi që ju drejton gjatë ditës së sotme, ndërsa jeni duke kërkuar për stimuj të rinj në jetën tuaj, me çdo çmim. Edhe marrëdhëniet shoqërore, si edhe ato që kanë të bëjnë me biznesin apo qëllimet tregtare, do të rregullohen me një marrëveshje ligjore, nga aplikimi i së cilës në fakt, mund të përballeni edhe me një zhgënjim. Kujdes në marrëdhëniet familjare, sepse nervozizmi juaj mund të krijojë tension brenda tyre.

Për sot, ndaj jush paraqitet një frymëmarrje më e madhe në aspektin e iniciativës, si edhe më shumë vendosmëri në lidhje me trajtimin e vështirësive të papritura që ju dalin para. Mos e lini aspak veten tuaj që të bjerë poshtë moralisht ndërsa përballeni me një pengesë, por kapërcejeni atë.  Lëvizja dhe përparimet tuaja, kërkojnë gjithmonë reflekse të shpejta, si edhe gatishmëri, në mënyrë që me kalimin e kohës, të arrini të kuptoni mundësitë që do t’ju ndihmojnë për të dalë në dritë.

Sot, fusha e miqësive dhe ajo e parave, do të jenë disi të shqetësuara falë kuadrit të pafavorshëm  yjor që shfaqet në qiellin e shenjës suaj. Mund ta gjeni veten sot përballë një miku tuaj të vjetër që është në telashe. Jepini pra mbështetjen tuaj pa rezerva, është koha për të treguar bujarinë tuaj. Dhe në qoftë se ju jeni duke kërkuar për të punuar sot mbi një angazhim të veçantë, mos kini aspak frikë. Sepse kartat astrale paraqiten në rregull për t’u përballur me të gjitha situatat.

Një vello trishtimi që do të mbulojë fytyrën tuaj sot, nuk do t’ju lejojë që të merrni përparësi të plotë mbi burimet dhe aftësitë tuaja. Asgjë nuk mund të jetë më mizore se të bini në depresion dhe t’i lini mënjanë ëndrrat. Prandaj angazhohuni që të arrini  në fitore. Në punë, mos e ngatërroni situatën me veprime të pakujdesshme. Por lërini gjërat të marrin rrjedhën e tyre të natyrshme.

Në mënyrë për të shmangur keqkuptimet me ata që jetojnë me ju, lëruni të kuptojnë se keni nevojë për të ndenjur pak vetëm, në mënyrë që të fokusoheni rreth mendimeve tuaja. Njerëzit të cilët janë të afërt me ju, nuk mund ta kuptojnë këtë reagimin tuaj, por tani për tani, kjo gjë është në rregull. Në punë, mos kini frikë për të ecur përpara, duke shfaqur idetë tuaja. Ju mund të jeni të sigurt në atë që është e drejtë, dhe në atë që mendoni se është e gabuar.

Janë gjithmonë miqtë ata që do t’ju shtyjnë edhe gjatë ditës së sotme për t’i parë njerëzit në sy dhe të bëni një jetë të shkëlqyer sociale. Kënaqeni pra vullnetin e tyre dhe mirëprisni çdo ndihmë, duke u përfshirë në iniciativat e tyre. Gjë e cila do t’ju bëjë të ndjeheni mirë. Bëhuni më  të dashur me gjestet e kthimit mbrapsht të kujdesit që ju merrni prej miqve. Me bashkëpunimin e Hënës mund të bëjë që një takim të kalojë në një mënyrë romantike. Për të menaxhuar burimet tuaja, duhet të dini të vini në përdorim diturinë e fituar në muajt e fundit.

Pasiguri në veten tuaj, në idetë tuaja dhe zgjidhjet që janë sigurisht të vlefshme. Por nuk duhet të ndiheni aspak të tillë dhe nëse e kapërceni këtë ngërç brenda vetes, kjo ju mundëson që të njihni dobësitë e punës dhe t’i korrigjoni ato me një metodë efektive. Kjo është rruga e vërtetë për të mos e kufizuar veten tuaj në këtë periudhë, gjatë së cilës, krijimtaria do të jetë e theksuar. Ndërkaq, gjatë ditës së sotme do të rishfaqen ashpër impulsiviteti, konfuzioni dhe hakmarrja.

Ju jeni duke bërë shumë mirë në çdo aktivitet që po ndërmerrni. Vazhdoni pra në këtë mënyrë, përkundër vështirësive që shfaqin yjet në shenjën tuaj. Në qoftë se një biznes i ri ju pëlqen shumë, kjo edhe për të menduar apo për të ndërmarrë një hap larg nga shtëpia, kjo është një kohë e madhe për të marrë vendime në lidhje me të. Në miqësi, është pozitivisht e motivuar sfera private.

Nëse ju jeni në mesin e atyre që janë të të bindur mbi nevojën që paraqet përkushtimi i të gjitha energjive mbi punën, duhet ta dëgjoni këshillën e yjeve. Ndërsa nëse nuk doni që t’i nënshtroheni një rënieje drastike në formën tuaj fizike, si tani, duhet të merrni pak kohë për të shëruar sëmundjet kronike. Sidomos, duke gjetur një mjek të mirë, i cili të ushtrojë kujdesin më të përshtatshëm për rastin tuaj.

Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë kur nuk ju sugjerohet që të kryeni veprime që tejkalojnë mundësitë e fizikut tuaj. Ndërsa kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, paraqet rekomandimin që të veproni me sens të përbashkët, duke i kushtuar më shumë vëmendje se zakonisht atij, për të shmangur kështu një seri trazirash në shenjën tuaj. Përdorni mënyra të buta komunikimi dhe reagimi. Ndonjëherë i keni shumë të mprehta ato dhe partneri nuk është aty, vetëm për të bërë mikun tuaj.

Të ndjeheni në formë të mirë. Ndërsa paraqisni nevojën për një argëtim të shëndetshëm. Kjo është mënyra më e mirë për t’u kujdesur për trupin tuaj dhe për të reduktuar stresin që keni brenda vetes. Kryeni shëtitje të gjata, vrapim në dritën e diellit të pranverës, një udhëtim me qëllim krijues dhe kulturor. Sikundër, janë të preferueshme edhe mënjanimet e orëve të gjata dhe të mërzitshme në palestër. Praktikohuni në ekipe sportive dhe argëtohuni me miqtë tuaj.

Imagjinata juaj mund të sugjerojë zgjidhje alternative edhe në punën më të mërzitshme apo përsëritjet. Gjatë kësaj periudhe, ai që është i mençur, duhet të fluturojë mbi formën dhe të kujdeset për këtë çështje. Duke i shmangur rrethanat që kanë të ngjarë të prishin një miqësi. Nga një mik i dashur ose nga një profesionist, ju mund të merrni një ofertë interesante.

Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al

Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology HOROSKOPI 2013

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit