






Është përfolur shpesh së fundmi se ajo është pushuar nga Victoria’s Secret dhe se nuk do të jetë më modele për këtë kompani, pasi nuk i është rinovuar kontrata 1 milionë dollarëshe, sepse me imazhin e saj nuk kishte shitur mjaftueshëm veshje.
Por supermodelja Miranda Kerr, ka mohuar të jetë pushuar nga puna, pasi duke folur për Sydney Morning Herald, ka pohuar se nuk mund të rinovonte kontratën me kohë të plotë, për shkak të angazhimeve të saja familjare.
Bukuroshja e ëmbël është e martuar me aktorin Orlando Bloom dhe nga martesa me të ka një djalë 2 vjeçar me emrin Flynn.
Gjithsesi pas kësaj interviste ajo u pa në Australi tejet sharmante gjatë sfilatës së stilistit Martin Grant në Hordern Pavillion, Moore Park, Sidney.a.y/noa.al
Mediat ‘trondisin’ Miranda Kerr, iku apo mbetet engjëll i VS
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





