Transmetuar më 16-04-2013, 17:31

Telashe të reja gjyqësore për Madonnën në Rusi, pasi një deputet synon të padisë këngëtaren për shkak të një gjobe si “punëtore ilegale”, pasi ka mbajtur një koncert verën e kaluar në këtë shtet, pa pasur të drejtë të punojë në terma komerciale.

Siç raportojnë mediat vendase, padia ndaj saj mund të jetë çështje këndvështrimesh, por për parlamentarin Vitali Milonov, është një çështje parimore dhe shumë më tepër.

Deputeti në fjalë ka tentuar ta dënojë Madonnën për propagandë ndaj homoseksualitetit gjatë një spektakli në gusht të vitit 2012, kur kjo e fundit kishte përhapur byzylykë me ngjyra si shenjë solidariteti me minorancën seksuale.

Tashmë Milonov siç raporton noa.al, synon ta denoncojë për “punë ilegale”, për shkak se nuk ka pasur leje për motivet e punës dhe as lidhje kulturore.

“Përderisa kemi të gjithë bazën për të thënë se Madonna nuk dha shfaqje me këngë e kërcim falas në Shën Petërburg, atëherë do të thotë që ka punuar në të zezë dhe duhet të paguajë gjobën”, deklaron deputeti rus.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit