

Nëntë qytete në Europë nga dhjetë janë të bindur se gjërat ecin më mirë nëse në pushtet janë femrat. Një shumicë vajzash dhe grash në drejtim, do të garantonin një respekt më të madh ndaj të drejtave të njeriut, duke nënvizuar se do të kishte shumë më pak luftë dhe do jetohej më mirë.
Këto janë rezultatet e një studimi të drejtuar nga Eurobarometro, institut i njohur për kërkime europiane, ku u pyetën 25 mijë qytetarë në 27 vende të Europës. Nëntë nga dhjetë të intervistuarit siç raporton noa.al, shprehën bindjen e tyre se shoqëria do të funksiononte më mirë nëse do drejtohej nga femrat. Kjo përqindje ishte veçanërisht e lartë në Suedi, Hollandë, Rumani dhe Slloveni.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





