




Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë goditi Iranin mesditën e sotme, në rrethinat e qytetit të Khash, me më shumë se 50 mijë banorë, ndërsa këto lëkundje u ndien edhe në Katar, Indi dhe Pakistan. Sakaq si rrjedhojë e lëkundjeve të fuqishme njerëzit në New Delhi janë derdhur rrugëve prej frikës, ndërsa epiqendra u identifikua në kufi me Pakistanin me rreth 15 kilometra thellësi. Paraprakishte flitet për qindra viktima, ndërsa ende nuk ka një rezultat përfundimtar.
Sipas “The Guardian” qyteti i Hiduch në juglindje të Iranit është shkatërruar i gjithi, ndërsa në të jetojnë afro 1 mijë banorë.
Sakaq si pasojë e këtyre lëkundjeve edhe në Pakistan janë shënuar 5 viktima, mes tyre 3 gra dhe 2 fëmijë, të cilët janë zënë nga një ndërtesë e cila është shembur në zonën e Panjgur, në provincën e Baluchistan.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





