





“E ka fytyrën si tortë dhe shumë më të ëmbël, por s’ka gjë. E ushqej tim bir edhe pse jo vetëm me gji, e plotësoj edhe me qumësht pluhur. Po mësoj edhe përdorimin e biberonit, e rëndësishme”, shprehet showgirli Belen Rodrigues në një intervistë për “Chi”.
Ndërkaq në Facebook nxjerr një fotografi të djalit Santiago, ku duket këmba e tij dhe çorapet e bardha, ndërsa falenderon fansat për mbështetjen e dhënë.
Belen siç raporton noa.al duket në formë më se të mirë dhe pa asnjë gjurmë lodhje. Qysh prej 9 prillit jeta e saj ka ndryshuar, pasi nuk është vetëm i dashuri Stefano De Martino që e plotëson por edhe djali i vogël Santiago.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





