

Presidenti i Qipros, Nikos Anastasiadhis akuzoi për hipokrizi partnerët evropianë për shkak, sipas tij, të akuzës se ishulli është "parajsë tatimore" dhe "qendër për pastrim parash të pista", njoftoi gazeta greke "Ethnos".
"Ka shumë raporte nga analizat e instancave ndërkombëtarisht të njohura, të cilat mund të konfirmojnë se Qiproja nuk është ajo për të cilën e akuzojnë", thekson Anastasiadhis.
Ai shprehu bindjen se verifikimi i pavarur, i cili do të jetë me kërkesë të BE-së, do të konfirmojnë se shteti u përmbahet standardeve ndërkombëtare. Anastasiadhis bëri thirrje që verifikimi për pastrim parash në Qipro të përhapet mbi të gjitha shtetet e BE-së pa përjashtim. o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





