

Tiranë, NOA.al (update) – Baronesha Catherine Ashton përfundoi pak minuta më parë takimin 45 minutësh me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, i cili ishte i pari në axhendën e vizitës së saj disaorëshe në Tiranë.
Menjëherë pas largimit nga Presidenca, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendëspresidente e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, u drejtua për në Kryeministri për të zhvilluar një takim me kryeministrin Sali Berisha.
Sikundër është njoftuar pas takimit me kryeministrin ku shoqërohet nga ambasadori i BE-së në Tiranë Ettore Sequi, takimi i rradhës është me kryetarin e partisë Socialiste, Edi Rama.
Gjithashtu, Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE, do të mbaje edhe një konferencë për shtyp, ne oren 13:10 ne Hotel Sheraton.
09.20 – Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë dhe Zëvendëspresidenten e Komisionit Evropian, Catherine Ashton, zhvillon sot një vizitë zyrtare në Tiranë në kuadër të një turi ballkanik.
Axhenda e Ashton parashikon takim me Presidentin Nishani në orën 11:00 në Presidencë, me Kryeministrin Berisha në orën 11:40 në Këshillin e Ministrave dhe takim me Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama në orën 12:30 ne Hotel Sheraton.
Gjithashtu, Përfaqësuesja për Politikën e Jashtme të BE, do të mbaje edhe një konferencë për shtyp, ne oren 13:10 ne Hotel Sheraton.
"Unë udhëtoj për në vendet e Ballkanit Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së ndaj perspektivës evropiane për vendet në rajon. Do të nxis liderët në rajon që të vazhdojnë procesin e reformës dhe promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore",- tha Catherine Ashton në prag të vizitës së saj.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





