
Të dhënat po ngarkohen...

Shteti i Zimbabwe-s nuk ka të ardhura për të financuar zgjedhjet e përgjithshme të cilat janë parashikuar të mbahen në fund të vitit.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Financave Tendai Biti, në parlament, ndërsa i ka kërkuar ndihmë komunitetit ndërkombëtar.
Sipas ministrit duhen 132 milion dollarë për të organizuar zgjedhjet. “Ministria e Financave nuk ka ndërmend të dobësojë ekonominë e vendit për një ngjarje që do të zgjasë vetëm një ditë. Sipas nesh, komuniteti ndërkombëtar duhet të na vijë në ndihmë”, ka thënë ai.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
