Transmetuar më 15-04-2013, 23:11

Prishtinë 15 Prill NOA.al/Tinka Kurti – Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiç ka ripërsëritur se mund të vazhdonte dialogun pa asnjë problem nëse do të duhej të bisedonte vetëm me ekipin e palës kosovare.

Sipas tij, këto bisedime  mund të mundësonin arritjen e marrëveshjes dhe do të ishin një opsion i mirë për të dyja palët.

“Gjithmonë kam theksuar se bisedimet e drejtpërdrejta janë opsion më i mirë dhe mund të mundësojnë që të arrihet marrëveshje me Prishtinë. Por kjo ide nuk iu leverdis disa nga fuqitë e jashtme, të cilat janë skeptike ndaj mundësisë që mos të kuptojnë se çfarë mund të merreshim vesh njeri me tjetrin”, ka thënë Daçiç.

Këtë ide të Daçiçit e ka hedhur poshtë kryeministri kosovar, Hashim Thaçi. Ai ka përsëritur qëndrimin se Prishtina nuk lëshon pe në qëndrimin e saj. Deklaratën e kryeministrit serb, Daçiç, se bisedimet do të duhej të vazhdojnë pa ndërmjetësim, është quajtur demagogjike dhe vetëm sa për të thënë diçka para opinionit serb./t.k./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit