

Prishtinë 15 Prill 2013 NOA.al/Tinka Kurti – Kryetarët e subjekteve politike janë takuar sot për reformën zgjedhore por nuk kanë arritur ndonjë marrëveshje. Mënyra e zgjedhjes së presidentit, vendet e rezervuara për pakicat si dhe përbërja e KQZ-së, kanë mbetur të diskutohen në takimet e ardhshme.
“Gjatë takimit janë hedhur disa ide rreth përbërjes së KQZ-së nga lideri i PDK-së, Hashim Thaçi po që nuk pasur ndonjë arritje të marrëveshjes”, ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti
Ndërkaq, sipas Kurtit, një bllokim ka ardhur edhe nga zëvendëskryeministri i Kosovës, Slobodan Petroviç i cili është edhe kryetar i Partisë Liberale Serbe. “Ndodhi një kushtëzim nga zëvendëskryeministri Slobodan Petroviç i cili tha se nuk do të ketë kalim të reformës zgjedhore në Kuvend nëse vendet e rezervuar nuk vazhdohen edhe për dy mandate të tjera”, ka thënë Kurti. Sipas tij, kjo është anti kushtetuese dhe anti ligjore. Diskutimet për reformen zgjedhore ka muaj që kanë filluar. Deri tani nuk është arritur një përfundim konkret.t.k/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





