






Ajo ka një prej trupave më të dëshiruar në botë, dhe sigurisht nuk është e vështirë të thuhet pse. Beyonce ka treguar trupin me bikini gjatë fushatës publicitare të H&M për sezonin e verës, duke veshur modele të ndryshme rrobash plazhi.
Këngëtarja 31 vjeçare dukej në formë më se perfekte, me linja të tonifikuara dhe pamje për tu patur zili nga çdo vajzë.
“Unë gjithnjë e kam pëlqyer H&M, ka një linjë argëtuese dhe shumë të kohës. Me të vërtetë e adhuroj bashkëpunimin me këtë kompani, përmban katër elementë zjarrin, ujin, tokën dhe erën”, tha Beyonce, citon noa.al.
Përfaqësuesi i kompanisë e ka cilësuar përzgjedhjen e këngëtares si një sukses të padiksutueshëm për veshjet e tyre.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





