
Të dhënat po ngarkohen...



Shkup, NOA/Naser Pajaziti – Autoritetet kufitare të Maqedonisë ndaluan mbrëmë një shtetas shqiptar në pikën e kalimit kufitar “Bogorodicë” me Greqinë.
Bëhet fjalë për shtetasin E.V, 29 vjeç, i cili gjatë kontrollit në pikën kufitare është paraqitur me një pasaportë false të Belgjikës. Gjatë verifikimit të dokumentit të tij persona, është konstatuar se bëhet fjalë për dokument të falsifikuar. Shtetasi shqiptar menjëherë është arrestuar dhe se ndaj tij është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. /n.p/o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
