

Vetëm 20,7 për qind e 3,7 milionë votuesve morën pjesë në zgjedhjet për anëtarët kroatë të Parlamentit Evropian në prag të anëtarësimit të plotë të vendit në Bashkimin Evropian, më 1 korrik.
Opozita e qendrës së djathtë fitoi ndaj kandidatëve të kryeministrit socialdemokrat, Zoran Milanoviç për të përfaqësuar vendin në Parlamentin Evropian, çka u konsiderua edhe surpriza e këtyre zgjedhjeve.
Kroacia ka 12 deputetë në Parlamentin Evropian. Pjesëmarrja e ulët në votime i dedikohet recesionit pesëvjeçar të vendit, ku vetëm në vitin 2012 rritja ekonomike ishte minus dy për qind.
Partia e djathtë HDZ mori 33,1 për qind të votave, thënë ndryshe gjashtë deputetë, ndërkohë që socialdemokratët e Milanoviçit morën 31,7 për qind të tyre ose pesë deputetë. Një deputet mori Partia e majtë populiste Liberale, pas sigurimit të 5,8 për qind të votave.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





