Transmetuar më 15-04-2013, 12:18

Strugë, /NOA/Naser Pajaziti – Qytetarët maqedonas të Strugës kanë nisur protesta në shenjë revolte për të mos njohur rezultatet e zgjedhjeve për komunën e Strugës, ku fitoi kandidati shqiptar Ziadin Sela.

Në një protestë të zhvilluar dje dhe të paralajmëruar edhe për ditët në vijim, maqedonasit theksuan se kërkojnë raund të ri zgjedhor në Strugë, duke mos njohur rezultatet e raundit të dytë të zhvilluar më 7 prill, ku kandidati shqiptar fitoi mbi 5 mijë vota më shumë se kandidati maqedonas Vllado Koçoski.

“Ne vlerësojmë se raundi i dytë i votimeve ishte jolegjitim dhe se kërkojnë që të zhvillohen rivotime për raundin e dytë, pasi që ka pasur shumë parregullsi dhe manipulime me zgjedhjet dhe votuesit”, ka theksuar Pero Petkovski nga VMRO- DPMNE, dega në Strugë, e partisë së kryeministrit Nikolla Gruevski.

Megjithë kërkesës së protestuesve maqedonas, Gjykata Administrative si instanca e fundit për zgjedhjet mbrëmë ka hedhur poshtë të gjitha paditë e ngritura nga VMRO- DPMNE për parregullsi në Strugë. Kjo gjykatë nuk ka pranuar vendimet e VMRO- DPMNE dhe se me këtë vendim vuloset fitorja e kandidatit shqiptar në Strugë, Ziadin Sela. /n.p/o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit