Transmetuar më 15-04-2013, 11:21

Greqia dhe trojka e kreditorëve ranë sot dakord për vazhdimin e përpjekjeve për rimëkëmbjen ekonomike duke i hapur rrugën zhbllokimit të kësteve të tjera të kredive nga BE dhe FMN në Athinë, njoftoi sot ministri i Financave, Janis Sturnaras.

"Negociatat e ndërmarra që prej muajit mars mes dy palëve kanë arritur në përfundimin e arritjes së një marrëveshjeje", deklaroi ministri në një fjalim para një kongresi të organizuar nga "The economist".

"Ne presin zhbllokimin e kësteve të kredisë, prej 8,8 miliardë eurosh, që u ndërpre për shqyrtim nga trojka (BE-FMN-BQE) të rimëkëmbjes buxhetore realizuar nga Athina dhe reformave të ndërmarra", shtoi ai. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit