

Mbikëqyrjet satelitore të poligonëve për lëshimin e raketave në Korenë e Veriut gjatë fundjavës nuk kanë zbuluar shenja të posaçme se do të ndodh lëshim provues i drejtpërdrejt i raketës, njoftoi sot Ministria koreanojugore e Mbrojtjes. Nuk ka patur shenja të posaçme gjatë fundjavës, tha sot përfaqësuesi i Ministrisë Kin Min-seok, duke shtuar se Koreja e Jugut ka në vëzhgim të gjithë poligonët që të mund të reagojë ndaj çdo lëshimi rakete nga Veriu.
Deklarata e Seulit është publikuar në ditën kur Koreja e Veriut kremton 101 vjetorin e lindjes së Kim Il-sungut, themeluesit të vendit dhe gjysh i liderit të tanishëm Kim Xhong-un.
Burime zbuluese të SHBA-së dhe Koresë së Jugut javën e kaluar njoftuan se, Pheniani ka transportuar pesë raketa, prej të cilave dy me rreze të mesme veprimi Musudan, në pjesën lindore të vendit tek porti Vinsan dhe se është e mundur që ndonjëri prej tyre të provohet gjatë kremtimit të festës shtetërore. o.k/noa.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





