Transmetuar më 15-04-2013, 10:56

Rritja e ekonomisë kineze ka regjistruar rënie duke arritur në 7,7 për qind në tremujorin e parë 2013, njoftoi sot qeveria, një shifër poshtë pritshmërive të analistëve, të cilët kishin parashikuar një rritje ekonomike të paktën tetë për qind.

Në tremujorin e katërt 2012, rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto arrit i në 7,9 për qind, pas shtatë tremujorësh ngadalësim. Në muajin mars, Pekini vendosi si objektiv një rritje ekonomike me 7,5 për qind për gjithë vitin 2013, ashtu si në vitin 2012.

Drejtuesit kinezë kanë zbatuar që prej vitit të kaluar politikën e tyre monetare dhe kushtet e kreditimit për të mbështetur rritjen ekonomike duke dashur të sigurojnë riorientimin e ekonomisë për t’i dhënë një pjesë më të rëndësishme konsumit familjar. Ekonomia kineze vazhdon të jetë e tërhequr ndjeshëm nga investimi në kapital fiks, që është rritur me 20,9 për qind në tremujorin e parë.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit