Transmetuar më 15-04-2013, 10:39

Sllovakia ka thënë gjithmonë se do ta njohë Kosovën pasi Beogradi dhe Prishtina të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre, ndërkohë që do të mbështesë Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE, deklaroi ish-kryeministrja e Sllovakisë, Iveta Radicova.

"Pikëpamjet e qeverisë time, që drejtoi vendin deri në vitin 2012, ishin që ne të ndihmonim Serbinë duke refuzuar njohjen e Kosovës deri në gjetjen e një zgjidhjeje për të dy palët", theksoi Radicova për gazetën serbe "Blic".

"Unë nuk mund të flas për qeverinë aktuale, megjithatë nuk shoh arsye për Sllovakinë që të mos mbështesë Serbinë dhe Kosovën si dy vende të pavarura, që në momentin kur marrëdhëniet e tyre të jenë normale", shton ish-kryeministrja sllovake.

"Ministri i Jashtëm sllovak, Miroslav Lajcak ka bërë shumë për Ballkanin Perëndimor dhe po përgatitet të ndihmojë Serbinë pas fillimit të bisedimeve të anëtarësimit me BE-në", përfundon Radicova.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit