Transmetuar më 15-04-2013, 10:34

Tiranë, Noa.al- Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë e cilëson “hap domethënës në drejtim të krijimit të premisave për një gjyqësor edhe më të përgjegjshëm e transparent”, miratimin në Parlament të ndryshimeve në ligjin për pushtetin gjyqësor, të cilat sjellin rritjen e pagave për gjyqtarët e shkallës së parë dhe apelit.

Në një deklaratë për mediat, ky Union deklaron se “kjo nismë prej kohësh është kërkuar nga Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, në përpjekje për treguar rrugën që duhet të përshkojë vullneti politik për një pushtet gjyqësor që nevojitet të gëzojë më shumë besimin e publikut, parakusht për ndërtimin e shtetit të së drejtës.”

Unioni i Gjyqtarëve te Shqipërisë inkurajon klasën politike që, sikurse gjeti vullnet për rritjen e pagave për gjyqtarët e shkallës së parë dhe apelit, të intensifikojë përpjekjet edhe për nisma të tjera që konsolidojnë një pushtet gjyqësor të pavarur e të përgjegjshëm, garanci për qytetarët dhe shoqërinë në çdo kohë, madje edhe kundrejt vetë politikës, si shprehje e shtetit te së drejtës, që ndihmon aspiratën e integrimit evropian të Shqipërisë; përfundon deklarata e  Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit