Transmetuar më 15-04-2013, 08:18

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Catherine Ashton do të nisë sot një turne të vogël ballkanik, për t’iu konfirmuar shteteve të rajonit, perspektivën evropiane. Ashton nis ditën në Podgoricë, kurse më pas do të shkoj në Tiranë dhe Shkup, thuhet në një njoftim të lëshuar nga zyra e saj.

“Udhëtoj në Ballkanin Perëndimor për të përforcuar angazhimin e BE-së për perspektivën evropiane të këtij rajoni. Do të inkurajoj liderët në rajon për të vazhduar procesin e reformave dhe për të promovuar marrëdhëniet e mira fqinjësore”, deklaroi Ashton në prag të takimeve në Ballkanin Perendimor. o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit