Transmetuar më 15-04-2013, 02:04

Një hulumtim i bërë me më shumë se 5 mijë adoleshentësh amerikanë, ka zbuluar se në krahasim me vitin e kaluar, rreth 10 për qind më pak prej tyre kanë thënë se Facebook është “faqja e tyre më e rëndësishme e internetit”.

Rënia kështu me dhjetë për qind e zgjedhjes së Facebook si parësore nga rinia, vjen ndërsa kohët e fundit ne po shohim gjithnjë e më shumë aplikacione të cilat mundësojnë dërgimin e mesazheve, të cilat zëvendësojnë shërbimet e rrjeteve sociale si Facebook dhe Twitter, ndërsa Google po përgatitet të debutojë me shërbimin e saj të quajtur Babel.

Interesim gjithnjë e më i vogël po vërehet edhe për Twitter, YouTube, Google Plus dhe Flickr, ndërsa faqja e vetme e cila ka regjistruar rritje është ajo e Pinterest.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit