





Emma Watson është vërtetë larg nga personazhi i Hermione i sagës së “Harry Potter” që e bëri të famshme në të gjithë botën. Pasi pozoi e zhveshur për librin me fotografi artistike “Natural Beauty”, e pas shfaqjes me veshjen e “Pretty Woman” për kopertinën e një reviste, tani Emma bukuroshe është kthyer në një vajzë të vërtetë seksi për filmin më të ri ku merr pjesë.
Watson, protagoniste e filmit “The Bling Ring” me regji të Sofia Coppola shfaqet duke kryer një kërcim sensual, lap dance, e veshur me pantallona të shkurtra dhe me taka të larta.
Filmi rrëfen historinë e vërtetë të një bande adoleshentësh në Hollivud, të cilët grabisnin shtëpitë e të famshmëve.a.h/noa/al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





