

Cateura është një qytet mbeturinash, ndër më të varfërit e Paraguay. Zona më tërheqëse e tij është mali me mbeturina që qelb me erën e tij, por njëkohësisht është edhe vendi ku vendasit gjejnë objekte të ndryshme të cilat i vënë në shërbim.
Nicolás Gómez, i quajtur Cola, është një “mbledhës”, i cili një ditë gjeti një objekt me formë violine. Ia çoi një mikut të tij muzikant Favio Chávez dhe së bashku vendosën ta bëjnë sërish funksional.
Duke qenë se rezultati ishte shumë i mirë, ata vazhduan kështu duke i dhënë sërish jetë një violonçeli, më pas një flauti e pastaj edhe një baterie.
Prej këtu lindi edhe ideja për të krijuar një orkestër krejtësisht të veçantë në njërën prej zonave më të varfëra të tokës. Projekti që po mbledh financime, i ofron mundësi shumë të rinjve vendas ti afrohen muzikës për tu larguar nga bandat kriminale, një alternativë kjo për t’iu larguar gërmimeve nëpër plehra gjatë ditës.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





